home
numero verde AVIS
mappa del sito
  • Avis Toscana
    • Chi Siamo
    • Dove Siamo
    • Organigramma
    • Gruppo Giovani
      • Coordinamento del Gruppo Giovani
      • Il Gruppo Giovani di Avis Toscana
      • Gli eventi
    • Staff Avis Toscana
    • Lo Statuto Associativo
    • Regolamento Avis Nazionale
    • Legislazione Regionale
    • Legislazione Nazionale
    • Qualità
    • Trasparenza
    • Protocolli e Accordi
    • Bilancio Sociale
    • Statistiche
  • | Vita Associativa
    • Formazione
      • La formazione in Avis
      • Corsi di Formazione
      • Scuola di Formazione
      • Informativa privacy
      • FAD
    • Comunicazione
      • News
      • Eventi
      • Campagne
      • Si parla di noi
      • Newsletter
      • Comunicati
      • Documenti & Pubblicazioni
    • Servizio Civile
      • Servizio Civile Universale
      • Servizio Civile Nazionale
      • Servizio Civile Regionale
      • Bandi in Corso
      • Bandi Chiusi
      • News
      • FAD Servizio Civile
    • Cartoon School
    • Avis a scuola
  • | Diventa Donatore
    • La donazione
    • Le diverse donazioni
      • Sangue Intero
      • Plasma
      • Multicomponent
    • Diventa donatore
      • Become a donor
      • Deviens donneur
      • ¡Hatze donante!
      • Doneaza sange
      • Bëju dhurues!
    • Domanda di iscrizione all'AVIS
    • Sedi Avis in Toscana
    • Servizi trasfusionali
      • Provincia di Firenze
      • Provincia di Arezzo
      • Provincia di Grosseto
      • Provincia di Livorno
      • Provincia di Lucca
      • Provincia di Massa Carrara
      • Provincia di Pisa
      • Provincia di Pistoia
      • Provincia di Prato
      • Provincia di Siena
    • Unità di raccolta Avis
facebook instagram youtube telegram
Ti trovi in: Home » Bëju dhurues!

Bëju dhurues!

Parimet etike të dhurimit
Anonimati: Identiteti i dhuruesit dhe i marrësit të gjakut ruhen në bazë të privacy nga punonjësit e Sistemit Transfuzional. Zgjedhje e lirë: dhurimi i gjakut është një zgjedhje e lirë dhe e përgjegjshme Jo–perfituese: gjaku dhe komponentët e tij nuk mund të jenë burim fitimi; vlera e një sasie gjaku/ komponenti përcaktohet në bazë të të ardhurave që mbështetin mbledhjen, përgatitjen, kualifikimin dhe shpërndarjen e produkteve të gjakut. Falas: dhurimi i gjakut është falas dhe nuk mund të kompensohet në asnjë lloj mënyre. Në Itali dhurimi i gjakut me pagesë është i paligjshëm në bazë të artikullit 22 të ligjit 219/2005. Higjena: për cdo dhurues, materialet që përdoren për marrjen e gjakut janë sterile dhe një përdorimshe. Siguria: dhënia gratis, vizita para dhurimit dhe kryerja e testeve diagnostikuese, garantojnë sigurinë e produkteve të transfuzionit për të sëmurët dhe mbrojnë statusin e shëndetit të dhuruesve. Cilesia: respektimi i proçedurave të rregullta dhe kontrollet e shumta mbi materilet që përdoren, garantojnë cilësinë më të mirë të produkteve transfuzionale. Periudha: gjaku i dhuruesve periodikë (të përhershëm) përbën garanci për marrësin si dhe siguri në furnizim. Dhuruesi periodik është i kontrolluar nga pikëpamja mjekësore, falë vizitave dhe kontrolleve të kujdesshme të gjakut.

 

Gjaku dhe përbërësit e tij
Gjaku është një material fluid/ i lëngshëm që qarkullon në rrugët e gjakut, përfaqëson 8% të peshës trupore dhe është i përbërë nga një pjesë e lëngshme që quhet plazma, dhe nga një pjesë më e dendur e përbërë nga rruazat e kuqe, rruazat e bardha dhe pllakëzat, të quajtura "emocomponenti" ose komponentët e gjakut.

Përse duhet dhuruar
Për shkak të plakjes së popullsisë dhe të kurimeve gjithmonë të reja e të shumta, nevoja e dhurimit të gjakut është gjithmonë në rritje. Gjaku është i domosdoshëm për shumë terapi dhe jo vetëm në situata urgjente. Nuk mund të dish se kujt ja dhuron gjakun tënd, por duhet të dish se dhurimi i tij është i destinuar për shumë lloj sëmundjesh, si për shembull ato onkologjike ose u dhurohet personave që kanë hemorragji të rënda për shkak të traumave, ndërhyrjeve kirurgjikale, midis të cilave trapiantet ose lindjet.

Format e ndryshme të dhurimit të gjakut
Dhurimi i gjakut në mënyrë të plotë është forma më e përhapur. Kjo mënyrë lejon që të merret gjak dhe në të njëjtën kohë të gjithë përbërësit e tij, rruazat e kuqe, rruazat e bardha dhe pllakëzat, që ndahen në vazhdim të paskësaj. Dhurimi i gjakut në aferezë lejon që të merret vetem një komponent nga gjaku nëpërmjet një makinerie që ndan qelizat ndërkohë që përbërësit e tjerë i jepen sërish dhuruesit. Është e mundur të merren 2 komponentë në të njëjtën kohë, në këtë rast flitet për dhurim gjaku multikomponent. Dhurimi i gjakut në aferezë ofron avantazhe si marrja e një sasie më të madhe komponentësh për të cilët të sëmurët kanë nevojë; zgjat më shumë se dhurimi i gjakut në mënyrë të plotë. Ky lloj dhurim gjaku zakonisht i propozohet dhuruesve të gjakut të cilët kanë eksperiencë në dhurimin e gjakut. Studime të fundit kanë propozuar dhe forma të tjera të dhurimit të gjakut, siç është ajo e qelizave mëmë (staminale) të cilat gjënden në gjakun e kordonit të kërthizës ose nga palca kurrizore, për tu përdorur si kura të reja moderne në shumë sëmundje.

4 faza për dhurimin e gjakut
1) Regjistrimi Pasi mjeku kërkon një dokument identiteti të vlefshëm, regjistron të dhënat e tua në Bankën e të dhënave të Sistemit Transfuzional e të udhëzon në mbushjen e formularit para-dhurues.
2) Vizita e vlefshmërisë Përpara cdo dhurimi gjaku, të merren disa kampione gjaku të nevojshëm për testin para-dhurues, pastaj vazhdon një bisedë konfidenciale dhe një vizitë mjekësore për të verifikuar vlefshmërinë e dhurimit, duke respektuar kështu sigurinë e dhuruesit dhe të marrësit.
3) Marrja e gjakut Marrja e gjakut dhe e komponentëve të tij, kryhet nga personel mjekësor i përgatitur dhe i kualifikuar. Proçedura për marrjen e gjakut nuk dhemb, materialet qe përdoren janë një përdorimshe dhe garantojnë siguri absolute për dhuruesin.
4) Pas dhurimit të gjakut Pas dhurimit të gjakut të ofrohet një ngrënie mëngjesi. Kujto, që nese je një punonjës vartës, ke të drejtë të kesh ditën e punës të paguar.

Mund të dhurosh gjak nëse:
- je nga 18 deri në 65 vjeç
- konsiderohesh nga mjeku i vlefshëm për të dhuruar gjak
- pesha jote trupore është të paktën 50 kg

Ku mund të dhurosh
Dhurohet gjak pranë strukturave trasfuzionale të spitaleve ose pranë shoqatave që merren me mbledhjen dhe menaxhimin e gjakut.

Çfarë bëhet me gjakun e dhuruar
Pas marrjes së gjakut , ndiqet një proçedurë gjithmonë e njëjtë (standart) që bën të arrijë gjakun me siguri të plotë nga dhuruesi tek marrësi. Hemokomponentët, të ndarë dhe të vlerësuar, shpërndahen në repartet spitalore që bëjnë kërkesë dhe pasi janë kryer testet e përputhshmërisë dhurues/ marrës ju jepen pacientëve. Çdo qese me gjak dhe kampionët korrespondues janë të regjistruara dhe të identifikuara me një kod të veçantë me vija (të papërsëritshëm) me qëllim që të sigurojë nga një ekstrem i proçesit trasfuzional në tjetrin, një gjurmë perfekte ( per 30 vjet) për të garantuar sigurinë në proçesin e dhurimit.

 

(Traduzione a cura di Avis Nazionale)

Avis Nazionale
Centro Nazionale Sangue
Radio Sivà
Giornale radio sociale
Meteo del sangue
Agenda Donazioni
dat@vis
FAD
goto home
Avis Regionale Toscana è socio fondatore di Cesvot

AVIS TOSCANA

Via Borgognissanti, 16 - 50123 FIRENZE
Tel. 055 23.98.624 - Fax 055 29.41.62 - toscana@avis.it
Orario: dal lunedì al venerdì 8:30 - 18:00
© 2016 AVIS TOSCANA - C.F. 80104070489
powered by Genetrix s.c.r.l. - web agency, applicativi web, siti internet, grafica